BDI: Themelohet Galeria e Arteve në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Mars, 2023 18:56

BDI: Themelohet Galeria e Arteve në Gostivar

Realizimi i Programit tonë zgjedhor në fushën e kulturës vazhdon të zbatohet edhe në praktikë, njoftuan nga BDI – Gostivar.

Pas themelimit të teatrit muzikor në Tetovë, me kërkesë të artistëve dhe me iniciativë të deputetëve të BDI-së, sot në seancën e Qeverisë sollëm vendim për themelimin e Institucionit kombëtar “Galeria në Gostivar” me seli në Gostivar, pjesë e programit tonë zgjedhor.

Ky institucion themelohet për promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Pollogut, ndërsa mjetet e punës dhe ato financiare do të sigurohen përmes ministrisë së Kulturës dhe buxhetit shtetëror.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Mars, 2023 18:56