BDI-ja mblidhet në Reçicë të Vogël, ja çka thotë Ali Ahmeti

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Maj, 2023 21:12

BDI-ja mblidhet në Reçicë të Vogël, ja çka thotë Ali Ahmeti

Edhe sot BDI është mbledhur në selinë e saj në Reçicë të Vogël në Tetovë, ndërsa para takimit kreu i partisë Ali Ahmeti tha se brenda nuk bisedojnë për shkarkime, siç përflitet për grupin e zjarrit, por për nisjen e zgjedhjeve nëpër degët partiake.

-Z.Ahmeti a mund të na tregoni cili është qëllimi i takimit të sotëm?

-Takimi kam ftuar në vazhdimësi, këtu është selia e BDI-së.

-Kemi informacione se takimi është edhe për shkarkimin e pjesëtarëve të grupit të zjarrit.

-Nuk ka të bëjë diçka me shkarkime apo ngarkime, ka të bëjë me konsulta.

-Çfarë konkretisht?

-Konsulta mbi zhvillimet për fillimin e zgjedhjeve në BDI, zgjedhjet lokale nëpër degë dhe mobilizimin e koordinatorëve, të shefave të shtabeve zgjedhore. Është një proces që e keni përcjellë më herët.

-edhe një pyetje të fundit. Izet Mexhiti tha se BDI nga një parti me vlera kombëtare, një parti e dalë nga lufta, është shndërruar në një parti kazinosh. Cili është komenti juaj?

-BDI ka qenë, mbetet dhe do të jetë parti dhe avangardë e çështjes kombëtare në RMV. Ka qenë, është dhe do të mbetet. 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Maj, 2023 21:12