BDI-Gostivar: Zyrtarët e partisë takime me qytetarët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Tetor, 2023 16:53

BDI-Gostivar: Zyrtarët e partisë takime me qytetarët

Nga kjo javë, në takimet e ditëve të shtuna me qytetarët, ekipit të nikoqirëve do t’u shtohen edhe zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI nga rajoni i Gostivarit.

“Këtë të shtunë, qytetarët do të mirëpriten nga deputetja zonj. Vjollca Ademi, drejtori i Spitalit të Gostivarit, z. Ylber Ademi, drejtori i Klinikës Universitare të Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup, z. Elmedin Asani, si dhe zonj. Teuta Minahi, këshilltare në Kuvendin komunal të Gostivarit”, njoftuan nga dega e BDI në Gostivar.

Nga atje njoftuan që qëllimi i këtyre takimeve është bashkëbisedimi me qytetarët e Gostivarit dhe dëgjesa për hallet, kërkesat dhe sugjërimet, në përprekje për të qenë çdo herë sa më afër dhe në shërbim të tyre.

“Javëve në vijim, qytetarët do të mund të takohen me zyrtarët e BDI nga Gostivari, konform orarit në infografikën e bashkëngjitur. Zyra e Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Gostivar do të jenë të hapura nga ora 11:00. Jeni të mirëpritur”, përfundon kumtesa nga BDI-Gostivar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Tetor, 2023 16:53