BDI – Gostivar vijon fushatën: Nuk fillon sezoni i ngrohjes në shkollat e Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 15:27 Updated

BDI – Gostivar vijon fushatën: Nuk fillon sezoni i ngrohjes në shkollat e Gostivarit

“Nuk fillon sezoni i ngrohjes në shkollat e Gostivarit”, me këtë moto BDI Gostivar vijon fushatën sensibilizuese për mungesën e nxemjes në objektet shkollore.

Sot në ditën e tetë, pas 15 tetorit, kjo parti ka shpërndarë pamfletin me mbishkrimin: “Tetë ditë shkollat pa nxemje”, ndërkohë që dega e BDI në Gostivar ka replikuar me kreun e Gostivarit rreth kësaj çështje.

“Kur nuk ke argumente dhe arsye bindëse, devijo nga problematika. Kështu ndodhi me deklaratën e kryetarit të komunës rreth mungesës së nxemjes në instutucionet shkollore. I ndodhur në pozicion pa përgjigje, tentoi të hedh pluhur mbi syt e opinionin publik duke ndërlidhur nxemjen e shkollave me kursimin e energjisë elektrike dhe me politikë ditore”, reaguan nga BDI, Gostivar.

Sipas tyre, shumica e shkollave ngrohën me naftë dhe mjetet financiare janë siguruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Si mund të kursehet lënda djegëse kur sasia është e paracaktuar dhe e paguar nga bllok dotacionet e MASH. Ku shkon nafta?, pyesin nga dega e BDI në Gostivar.

“Pse në zyrën e tij ka nxemje konstante e në klasa nxënësit duhet të mësojnë në temperatura nën 10 gradë në orët e para të mëngjesit apo pasditës? Të mos flasim për vendbanimet e thella rurale ku temperaturat janë edhe më të ulëta. Mbi 20 gradë, siç pretendon ai, temperaturat mund të jenë vetëm në zyrën e tij me nxemje konstante”, thonë nga BDI.

Jo të gjithë fëmijët, shtohet në reagim, e kanë mundësinë të mësojnë në shkolla private ku nuk përballen me probleme të tilla, andaj ftojmë Taravarin që të lërë deklaratat politike dhe një ditë e më herët të furnizon shkollat me lëndë djegëse. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 15:27 Updated