BDI Gostivar: Vazhojnë takimet e zyrtarëve me qytetarët
Sikurse në dy javët e kaluara, edhe këtë të shtunë në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, do të vijon takimi i zyrarëve të BDI me qytetarët e Gostivarit, njoftua nga BDI, dega në Gostivar.
“Qytetarët do të mirëpriten në takime nga deputetja zonj. Arta Bilalli – Zendeli, drejtori i Klinikës Maksilo-Faciale në Shkup, z. Besim Shaqiri, si dhe anëtarët e kuvendin komunal të Komunës së Gostivarit nga radhët e BDI, zonj. Sebajete Zenku dhe z. Aziz Dauti.Zyra e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar do të jenë të hapura nga ora 11:00”, njoftuan nga atje.
Edhe javëve në vijim, qytetarët do të mund të takohen me zyrtarët e BDI nga Gostivari, konform orarit në infografikën e bashkëngjitur. Gostivari Sot
