BDI – Gostivar, mësimdhënësit e shkollave fillore të marrin sa më shpejt pagat e tyre

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 14:49

BDI – Gostivar, mësimdhënësit e shkollave fillore të marrin sa më shpejt pagat e tyre

“Pas reagimit të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, për mosmarrjen e pagave të mësimdhënësve për muajin nëntor, nga administrata e komunës së Gostivarit e pranuan këtë rast dhe Aslian Snopçe përgjegjëse e Arsimit deklaroi që është gabim i tyre teknik”, thuhet në reagimin nga kjo parti.

Pa dashur të politizon rastin, vijon kumtesa, Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dega në Gostivar, bie dakord që bëhet fjalë për gabim teknik. Urojmë që ky gabim teknik të korrigjohet dhe mësimdhënësit e shkollave fillore të marrin sa më shpejt pagat e tyre. Per ne, kjo ka rëndësi.

Nga komuna e Gostivari duke u përgjigjur në konferencën për media të BDI, deklaruan që mësimdhënësit do t’i marrin pagat ditën e hënë, dhe se BDI bën zhurmë me prapavijë politike. Nga atje pohuan se bëhet fjalë për një lëshim teknik. Gostivari Sot

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 14:49