BDI – Gostivar me tribunë për parandalim të kancerit të gjirit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2022 22:17

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar iu bashkua thirrjes botërore në muajin e sensibilizimit për parandalimin e kancerit të gjirit, një dukuri që kohëve të fundit po merr masa shqetësuese.

Në mjediset e Qendrës për Kulturë në Gostivar, sonte u organizua tribuna me ligjërues kompetent për fenomenin në fjalë. Para të pranishmëve folën Dr. Ilir Ismaili, Dr. Nexhati Jakupi, Saranda Imeri, Vjollca Latifi – Ademi dhe këshilltari komunal, Lek Dalipi.

Vetëm me kontrolle të rregullta preventive dhe në fazë të hershme, mund të parandalohet kjo sëmundje vdekjeprurëse, ishte thirrja kryesore që doli nga tribuna. Debati kaloi në frymë interaktive dhe pos prezantimeve, panelistët u përgjigjen edhe në pyetjet e të pranishmëve, njoftuan nga kjo parti. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2022 22:17