BDI-Gostivar: Komuna dhe ndërmarrjet kanë 12.377.000 euro borxhe. Përgjigjet Taravari!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Nëntor, 2022 21:18

BDI-Gostivar: Komuna dhe ndërmarrjet kanë  12.377.000 euro borxhe. Përgjigjet Taravari!

“Janë 12.377.000 euro borxhe të krijuara prej komunës së Gostivarit dhe Ndërmarrjeve Publike në pesë vite (keq)qeverisje. 7.812.000 euro Komuna e Gostivarit, 4.500.000 euro N.P.K Komunalec, 65.000 euro NP Parkingje dhe Gjelbërim”, akuzuan sot nga dega e BDI në Gostivar.

Sipas kësaj dege, Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrjet Publike të zhytura në borxhe, investime nuk ka. Mungon shërbimi cilësor ndaj qytetarëve.

I pyetur se sa është borxhi dhe sa para duhet të mbledh komuna nga taksat dhe obligimet e tjera, Taravari tha se janë diku shtatë milion euro para që duhet të hyjnë në arkën e komunës nga tatimet dhe obligimet e tjera, me çka la të kuptohet se nëse obligimet ndaj komunës do të shlyheshin me kohë, nuk do të figuronet as borxhi. Ai sqaroi se borxhi duket i lartë, pasi ndryshe nga e kaluara, tani llogaritet edhe sa para komuna i detyrohet ndërmarrjes komunale “Komunalec”. Sipas tij, nëse nuk llogaritet edhe borxhi ndaj kësaj ndërmarrje, ai është nën pesë milionë euro.

“Ne si komunë kemi për të marrë mbi shtatë milionë euro vetëm për taksat dhe nuk flas për obligimet e tjera që mund t’i marrë komuna. Por në këto shtatë milionë euro që e kemi si borxh, ne e kemi llogaritur edhe borxhin që e kemi pasur ndaj ‘Komunalecit’. Gjatë administrimit të BDI-së, këto borxhe nuk janë llogaritur, nuk janë futur në borxhe të komunës, e kanë llogaritur sikur nuk ekzistojnë ato borxhe. Këto borxhe që i kishte komuna prej të kaluarës dhe prej ‘Komunalecit’, ishin mbi dy milionë euro. Nëse edhe ne e llogarisim si në kohën e BDI-së, i bie se komuna ka nën pesë milionë euro borxhe. Por, ne nuk i fshehim borxhet, duam të jemi transparent dhe jo rastësisht jemi një ndër komunat më transparente të udhëhequr nga shqiptarët në Maqedoni”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Nëntor, 2022 21:18