BDI – Gostivar ka vërejtje për nivelin e ndotjes së ajrit në këtë qytet!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Nëntor, 2022 08:53 Updated

“Alarmante. Gostivari në krye të listës për ajrin e ndotur. Të shtunën në mbrëmje qyteti i Gostivarit ka qenë në krye të listës së qyteteve në Maqedoninë e Veriut përsa i përket ndotjes së ajrit. Në Gostivar është matur përqendrim më i madh prej 165 mg grimca në metër kub”, reaguan sot nga BDI, dega në Gostivar.

Sipas kësaj partie, ajri në Gostivar vazhdon të jetë përplot me pluhur.

“Të dhënat tregojnë që ndotja gjegjësisht përqendrimet janë më të lartë në orët e pasdites dhe gjatë natës. Në ajrin e ndotur përveç grimcave të njohura si të rrezikshme PM10, qarkullojnë grimca edhe më të vogla dhe më të rrezikshme. Bëhet fjalë për grimacat PM 2.5. Këto grimca janë shumë më të rrezikshme për shkak se në mënyrë direkte dhe shumë shpejt e sulmojnë sistemin e frymëmarrjes. PM 2.5 kanë formë aerodinamike dhe janë një produkt i djegies nga industria, qymyri dhe pluhuri i bartur nga era. Në rrezik të veçantë nga këto grimca janë gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe fëmijët”, thuhet në reagimin e degës së BDI në Gostivar.

Ndryshe, sipas tabelarit të paraqitur, pas Gostivarit rradhitet tetova me 155 mg grimca në metër kub, pastaj Ilindeni me 105, Gjorçe Petrov me 98, Shkupi me 91, Velesi me 61, Kavadari me 53, Strumica me 50, Koçani me 49 dhe Manastiri me 39.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Nëntor, 2022 08:53 Updated