BDI-Gostivar do të del me raport për punën një vjeçare

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Tetor, 2023 19:26 Updated

BDI-Gostivar do të del me raport për punën një vjeçare

Në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Degës, pas një debati të hapur e konstruktiv, unanimisht miratuam Raportin njëvjeçar të punës së Degës së BDI-së në Gostivar, njoftuan nga dega e kësaj partie.

“Tek pika të ndryshme, diskutuam për më tepër çështje dhe sollëm vendime të dobishme dhe me unamimitet të plotë në funksion të mirëorganizimit dhe funksionimit të organizatës sonë politike”, thuhet në njoftim.

Është hera e parë që dega e BDI në Gostivar, përpilon dhe miraton raport pune për funksionimin e degës dhe elaborate të departamenteve, në funksion të përgjegjësisë dhe transparencës përpara votuesit, aktivit politik dhe organeve partiake. Të njëjtat do të jenë publike për opinionin e gjerë.

“Ishin zotimet tona që sot po materializohen”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga kryetari i degës, Valdet Xhaferi. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Tetor, 2023 19:26 Updated