BDI – Gostivar: Borxhi i komunës ka arritur në 7.812.000 euro!
7.812.000 euro borxhi i krijuar i komunës së Gostivarit në pesë vite (keq)qeverisje. 300.000 euro vetëm në tre muajt e fundit. Arben Taravari thotë: Nejse s’ka lidhje. Komuna e Gostivarit është renditur në vendin e 9-të në shtet sipas shumës së detyrimeve. Komuna e Gostivarit e zhytur në borxhe, investimet nuk duken. Komuna e Gostivarit në kolaps nge (keq)qeverisja. Përgjegjësi, llogaridhënie”, me këto vërejtje BDI – Gostivar ka vazhduar me kritika në drejtim të Pushtetit Lokal në Gostivar, që drejtohet për dy mandate nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga BDI – Gostivar, së fundmi akuzuan pushtetin lokal që për 25 ditë vazhdon të mos lëshon nxemjen në institucionet shkollore, edhe pse, sezoni i ngrohjes sipas tyre ligjërisht ka filluar me 15 tetor.
