BDI – Gostivar: 11 ditë shkollat pa nxemje!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 11:42

BDI – Gostivar: 11 ditë shkollat pa nxemje!

“Nuk fillon sezoni i ngrohjes në shkollat e Gostivarit”, me këtë moto BDI Gostivar vijon fushatën për të 11 ditë për mungesën e nxemjes në objektet shkollore.

Sot në ditën e njëmbëdjjetë, pas 15 tetorit, kjo parti ka shpërndarë pamfletin me mbishkrimin: “11 ditë shkollat pa nxemje”.

Ditë në parë Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në përgjigjen e tij pyeti se cila BDI akuzon “ajo e zjarrit apo e tenderit”. Pastaj shtoi se nuk dinë cilën ta dëgjojnë, ministrin e ekonmisë, Kreshnik Bekteshi që dje e akuzoi pushtetin lokal të Gostivarit se ka devijuar nga kursimi i energjisë elektrike apo BDI – në e Gostivarit e cila kërkon nxemje nëpër shkolla kur jashtë temperaturat shënojnë 20 gradë.

Taravari tha se nëpër shkolla aktualisht ka nxemje dhe e njejta do të lëshohet kur temperaturat të bien.

U përgjigjen nga BDI. Kur nuk ke argumente dhe arsye bindëse, thonë nga kjo parti, devijo nga problematika. Kështu ndodhi me deklaratën e kryetarit të komunës rreth mungesës së nxemjes në instutucionet shkollore. I ndodhur në pozicion pa përgjigje, tentoi të hedh pluhur mbi syt e opinionin publik duke ndërlidhur nxemjen e shkollave me kursimin e energjisë elektrike dhe me politikë ditore”, reaguan nga BDI, Gostivar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 11:42