Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Shqipëri
  • Basha publikon librin e tij “Misioni im”

Basha publikon librin e tij “Misioni im”

Në krah të shkrimtares dhe botueses Flurutura Açka, të cilën e ka përzgjedhur si kandidate për deputete në qarkun e  Elbasanit, Lulzim Basha bëri publik librin e tij të parë “Misioni im”. Zgjodhi ta prezantojë nga Qyteti Studenti, ku nisi edhe rrugëtimi i 22 Marsit, datë simbolike për demokratët.

Ky botim i kryedemokratit vjen në kulmin e fushatës elektorale si një ftesë e hapur që shqiptarët ta votojnë si kandidat për kryeministër. Pasioni për letërsinë tha se i ka nisur që në fëmijërinë e tij, por ngacmimi për të shkruajtur u shpreh se daton vite më parë, pas frymëzimit që ka pasur nga Francis Fukujama dhe Samuel Huntington.

“Misioni im” sjell qasjet personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e Lulzim Bashës, lidhjet familjare e personale dhe historikun e përfshirjes në politikën aktive, mënyrën për daljen nga kriza ekonomike, si dhe lidhjet familjare e personale me Kosovën.

Kjo nuk është hera e parë që një politikan boton një libër. Në 2011 Edi Rama nxori në treg librin e tij Kurbani, pak muaj pas humbjes në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Por ndryshe nga “Kurbani” i Ramës që ishte një rrëfim, misioni i Lulzim Bashës është një ftesë e hapur, që duket si një strategji e marketingut politik nga stafi i tij në kulmin e fushatës elektorale.

Continue Reading

Previous: Rama: Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë
Next: Qeveria greke, Kapshtica, e mbyllur dhe për dy javë të tjera

Të ngjashme

Turqi-780x470 Sigurohen 1 milionë vaksina kineze, Rama nga Turqia: Sot do mbërrijnë në Rinas 192 mijë

Sigurohen 1 milionë vaksina kineze, Rama nga Turqia: Sot do mbërrijnë në Rinas 192 mijë

kapshtica Qeveria greke, Kapshtica, e mbyllur dhe për dy javë të tjera

Qeveria greke, Kapshtica, e mbyllur dhe për dy javë të tjera

edi-rama640x480 Rama: Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë

Rama: Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.