Banorit të Çegranit policia i gjeti pushkë pa leje

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 12:51

Banorit të Çegranit policia i gjeti pushkë pa leje

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (20-nëntor) rreth orës 06:40, në rrugën që lidh fshatrat Stençe dhe Gurgurnicë të Tetovës, kanë privuar nga liria 30-vjeçarin S.S. nga Çegrani i Gostivarit pasi që gjatë kontrollit të kryer gjatë një aksioni kontrollues i është gjetur një pushkë gjuetie “aselcon” me 21 fishekë të kalibrit 12 mm, për të cilën nuk ka pasur lejen e nevojshme, një rrip municioni dhe një thikë.

Gjësendet e gjetura janë konfiskuar, kurse S.S. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 12:51