Banori i Tetovës mashtrohet nga një prodhues i mobiljeve në Gostivar
Me datë 25.12.2022 në ora 11:20 në Njësinë policore Grupçin, 51-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga pronari i një personit juridik për prodhimin e mobiljeve nga një fshat i Gostivarit.
Sipas raportit, me datën 09.10.2022 ka rënë dakord me personin që t’i bëjnë dhomën e gjumit, pas së cilës kanë lidhur kontratë dhe menjëherë i kanë dhënë një depozitë prej 400 eurosh dhe pas kësaj i ka dhënë në dy raste edhe 700 euro të tjera.
Siç raportohet, deri në momentin e raportimit, personi nuk kishte dorëzuar porosinë dhe nuk i ishte përgjigjur telefonatave të tij.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.