Banori i Shqipërisë shkakton probleme në Spitalin e Gostivarit, arrestohet nga Policia!
Dje (29-gusht) rreth orës 17:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme
Gostivar kanë ndaluar 57-vjeçarin A.B. nga Republika e Shqipërisë, i cili paraprakisht ka shkelur rendin dhe qetësinë publike në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, si dhe kishte qëndruar në zonë i padeklaruar.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.