Banori i Çegranit arrestohet në Tenovë

Mbrëmë (3-shkurt) rreth orës 23:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në fshatin Tenovë të Tetovës, e kanë arrestuar 30-vjeçarin S.R. nga Çegrani i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit në automjetin e tij “Ford” me targa të Gostivarit, është gjetur dhe u konfiskuar një boksier metalik.
Pas dokumentimit të çështjes kundër personit S.R. do të përgatitet parashtresë adekuate, sipas nenit 80 të Ligjit për Armë. Gostivari Sot