Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Femina
  • Banjë e akullt apo dushi i ngrohtë-ftohtë: a ka dobi?

Banjë e akullt apo dushi i ngrohtë-ftohtë: a ka dobi?

Me siguri tashmë shumë herë deri tani keni parë ndonjë sportist të suksesshëm, se si pas stërvitjes së mundimshme hidhet në banjë të akullt.

Mirëpo, gjykuar sipas hulumtimeve të fundit, mundimet tuaja disaminutëshe gjithsesi janë shpaguar…

Përdorimi i banjave të akullit ka një traditë të gjatë. Hipokrati ishte adhuruesi i tyre, pastaj faraonët egjiptianë, madje edhe babai i teorisë së evolucionit Charles Darwin.

Shkenca moderne zbulon se zhytja në ujë me akull është provuar se ul presionin e gjakut, ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe ankthit, madje edhe në humbjen e dhjamit.

Në një studim të fundit që krahason banjot e akullit me dushe të ftohta, studiuesit arritën në përfundimin se përdorimi i banjave të akullit është shumë më i dobishëm në disa zona kyçe.

Metoda e këtillë mundëson lirim të madh të kreatinekinaze-s (CK) në krahasim me metodën e bërjes dush pas përfundimit të trajnimit me interval të lartë (HIIT).

Gjithashtu, banjat e akullta më mirë kanë zvogëluar inflamacionin dhe lodhjen e muskujve pas stërvitjes për atë shkak që kanë shkaktuar ngushtimin e venave të gjakut, prandaj veç e veç edhe dhembjet pas stërvitjes.

Përdorimi i banjave të akullta gjithashtu zvogëlon të ashtuquajturit “dëmtim sekondar të muskujve”.

Pas ushtrimeve intensive niveli i kalciumit në organizëm çrregullohet gjë që mund të çojë në dëmtime oksidative të muskujve. Dhe derisa për rritje të muskujve është mirë të keni dëmtime të vogla, dëmtimet e mëdha, gjithsesi, nuk janë aspak të mira. Koha dhe temperatura.

Hulumtuesit konstatojnë se si për rezultate më të mira është e nevojshme “të futesh” në banjë të akullt një orë pas stërvitjes dhe të qëndroni “brenda” 14 deri në 18 minuta.

Temperatura e ujit duhet të jetë midis 9 dhe 12 gradësh Celsius. Pra, nuk bëhet fjalë për temperatura brutalisht të ulëta afër zeros.

Keni mjaft kohë që pas palestrës të arrini në shtëpi, të lëshoni ujin e ftohtë në vaskë dhe në të të hidhni një apo dy qese të vogla akull.

Ata të cilët duan të jenë më të sigurt për çdo rast mund të verifikojnë temperaturën e ujit me ndihmën e termometrit.

Pastaj të hyni në vaskë, të shtrëngoni dhëmbët dhe të përballoni kohën e nevojshme të cilën e kemi theksuar më sipër.

Nëse nuk mundeni të qëndroni aq gjatë, filloni gradualisht me kohëzgjatje më të shkurtër derisa të mësoheni. 

Continue Reading

Previous: Qimet e padëshiruara mund t’i largoni me vetëm dy përbërës
Next: 10 produkte bukurie që Dermatologët rekomandojnë të mos shpenzoni para në to

Të ngjashme

auto_f5aecd5c8da7300fc6d57f1ed01613849752 10 produkte bukurie që Dermatologët rekomandojnë të mos shpenzoni para në to

10 produkte bukurie që Dermatologët rekomandojnë të mos shpenzoni para në to

auto_maxresdefault-5-750x3751613850324 Qimet e padëshiruara mund t’i largoni me vetëm dy përbërës

Qimet e padëshiruara mund t’i largoni me vetëm dy përbërës

oo-2 Artistja nga Kosova thyen rekordin Guinness me mozaikun më të madh Origami në botë

Artistja nga Kosova thyen rekordin Guinness me mozaikun më të madh Origami në botë


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.