Bakllava me sherbet. A e mori Taravari “biletën amerikane”për shkuarje në qeveri?

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2023 15:51 Updated

Bakllava me sherbet. A e mori Taravari “biletën amerikane”për shkuarje në qeveri?


Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherit lider i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pritur në takim ambasadoren e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler, njofton Gostivari Sot

“Sot Gostivarin, gostivarasit dhe ne personalisht na nderoi me vizitë Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.S. Angela Price Aggeler.

Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, shoqëruam ambasadoren në një shëtitje në qytet për të bashkëbiseduar me qytetarët tanë, për t’u njohur me kulturën dhe traditat e qytetit dhe për të ndjerë mikëpritjen gostivarase. Së bashku me ambasadoren shijuam bakllavanë e Gostivarit, të njohur tanimë si një nga veçantitë tona të gatimit. 

E falënderova Ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën tonë, ku kemi zhvilluar shumë projekte në bashkëpunim me agjenci të ndryshme të financuara nga populli mik amerikan. Bashkëbiseduam edhe për projektet e së ardhmes në komunë dhe shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e shkëqlyeshëm në funksion të rritjes së mirëqenies qytetare dhe mjedisore, transparencës dhe llogaridhënies”, shprehet Taravari.

“Bashkëbiseduam edhe për projektet e së ardhmes në komunë dhe shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e shkëqlyeshëm në funksion të rritjes së mirëqenies qytetare dhe mjedisore, transparencës dhe llogaridhënies, tha Taravari.

Ata vazhdua bashkë edhe në diskutimin e organizuar nga Qendra Rinore dhe Komunitare (YCC) në Gostivar, një bashkëfinancim i Ambasadës së SHBA dhe e Komunës së Gostivarit, ku u mbajt diskutimi “Të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2023 15:51 Updated