Babai mashtron, e denoncon djalin në Polici që kinse i kishte vjedhur stoli ari me vlerë 100 mijë euro

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Dhjetor, 2022 11:34

Babai pesëdhjetë e dy vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar rrejshëm se djali i tij 19 vjeçar ka vjedhur stoli ari dhe deviza në vlerë të përgjithshme prej 100 mijë euro.

Sektori i punëve të brendshme Tetovë deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar
kallëzim penal kundër 52-vjeçarit M.Xh. nga Pallatica e Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën
“Denoncim i rrejshëm i veprës penale”, të dënueshme në bazë të nenit 366 paragrafi 1 të Kodit Penal.

I njëjti dyshohet se më datën 02-dhjetor ka raportuar se në shtëpinë e tij në Pallaticë është kryer një vjedhje e rëndë në të cilën ka marrë pjesë djali i tij A.Xh.(19) me tre shokë të tjerë, pas së cilës dyshohet se kanë dalë nga shtëpia dhe janë larguar. në një automjet “Volkswagen Golf” me targa regjistrimi të tetovës.

I dyshuari ka pranuar se të gjithë rrëfimin lidhur me vjedhjen e kishte sajuar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Dhjetor, 2022 11:34