Autostrada Gostivar-Tetovë, Policia e ndalon dhe gjen drogë në një veturë!
Mbrëmë rreth orës 01:15, në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit të Negotinës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria 42-vjeçarin A.M. nga Palçishti i Epërm i Tetovës, i cili është transportuar me veturë e tij “BMW” me regjistrimi të tetovës, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar kokainë.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. Gostivari Sot