Autoritetet thonë se procesi i regjistrimi nuk do të shtyhet

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika i ka hedhur poshtë të gjitha infromatat se regjistrimi i popullsisë do të anulohet.
Në konferencë për mediat, drejtori Apostol Simovski, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos manipulohen nga subjektet që ftojnë për bojkot. Ai u bëri thirrje qytetarëve, e sidomos atyre maqedonas, të regjistrihen, pasi vetëm në vendin e tyre mund të quhen si maqedonas.
Simovski deklaroi se brenda ditës regjistruesit do të ftohen të marrin laptopët e tyre. Në pyetje të Alsat, se si do të veprojnë me ata që do vazhdojnë të thirrin në bojkot, Simoski deklaroi se do t’i paraqesin tek organet e drejtësisë.