Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Gostivari
  • “Auksion për aksion”, të mërkurën në Gostivar

“Auksion për aksion”, të mërkurën në Gostivar

Përmes një konference për media, kryetari i Shoqatës “Bashkërisht Mundemi”, Shpendi Salija njoftoi opinionin për agjendën e Ankandit të qetë filantropik me piktura dhe fotografi nën moton “Auksion për aksion”, që do të mbahet të mërkurën (30 shtator) në hotel-restorantin Ignatia – Gostivar, me fillim në ora 19:00, raporton Gostivari Sot 

Salija potencoi që e veçanta e këtij auksioni është se pikturat dhe fotografitë që do të ekspozohen për shitje, janë realizuar nga vetë dora e fëmijëve me nevoja speciale – anëtarë të shoqatës “Bashkërisht Mundemi”, por nën mentorimin e artistëve të mirënjohur figurativ.

“Pikturat u realizuan në Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit “Struga 2020”, ndërsa disa prej tyre u përfunduan në një punëtori të veçantë në Galerinë Art Lux në Gostivar, gjithnjë nën mentorimin e artistëve figurativë. Ndërkaq, në një aktivitet tjetër, engjëjt – siç i quajmë fëmijët anëtarë të Shoqatës  Bashkarisht Mundemi, nën mentorimin e fotografit artistik, Osman Demiri, realizuan fotografi me pamje nga pjesët më atraktive të qytetit të Gostivarit. Për ta pasuruar ofertën, do të ekspozohen për shitje edhe disa vepra të nxënësve të shkollave fillore të realizuara në aktivitete të Shoqatës për Art dhe Kulturë “Silindart” – Gostivar”, deklaroi Salija.

Meqë auksioni i fundit, tha ai, i cili sipas të gjitha gjasave ka qenë edhe i vetmi deri më tani që është mbajtur në Gostivar, kanë kaluar plot 13 vite, dhe shkaku asaj se auksioni i heshtur është një formë paksa më e rallë, po sqarojmë se ky lloj aksioni është në fakt një ankand, në të cilin pjesëmarrësit duke shkruar çmimin e ofruar në një fletë të veçantë pranë veprës së ekspozuar, do të mund të blejnë një ose më shumë vepra nëse çmimi i ofruar është më i lartë se ai i pjesëmarrësve tjerë.

“Do të ekspozohen 20 fotografi të përzgjedhura me dimensione 50x70cm dhe do të kenë çmim fillestar të njëjtë, si dhe 34 piktura të dimensioneve të ndryshme, çmimet fillestare të të cilave do të dallojnë. Pjesa më e madhe e përgatitjeve tashmë janë përmbyllur. Kemi të ftuar drejtues të institucioneve kryesisht lokale, personalitetet nga jeta politike, shoqërore dhe fetare, si dhe drejtues të kompanive më të mëdha publike dhe private. Me ndarjen e ftesave do të vazhdojmë edhe sot dhe nesër, ndërsa gëzon fakti se thuajse të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, tha Salija

Ta sqarojmë, shtoi ai, edhe se pjesë e auksionit mund të jetë çdo i interesuar, por shkaku i pandemisë, nuk mund të ftojmë për masivitet. Gjthsesi, ngjarja do të mbahet sipas protokollit për mbrojtje nga Covid-19 dhe rekomandojmë që të pjesëmarrësit të mbajnë distancën sociale të venë  maska ​​mbrojtëse.

“Synimi ynë si Shoqatë Bashkarisht Mundemi është që nga aksioni të grumbullojmë 200.000 denarë, ndërsa mjetet e grumbulluara do të shfrytëzohen për realizimin e aktiviteteve kulturore-argëtuese dhe sportive-rekreative me anëtarët e shoqatës. Por, grumbullimi  mjeteve nuk është synimi i vetëm i këtij auksioni filantropik me fotografi dhe piktura. Duam që të realizojmë një ngjarja të mirëfilltë kulturore pak më ndryshe me karakter senzibilizues dhe kjo të jetë vetëm fillimi i një forme të re të filantropisë. Tekefundit, prandaj edhe e zgjodhëm moto: “Auksion për aksion”, deklaroi Salija, duke shtuar që mirësia është rreth nesh, ne vetëm duhet ta detektojmë atë dhe të përçojmë mesazhe pozitive në lidhje me përgjegjësinë shoqërore, solidaritetin dhe filantropinë në komunitetet përreth nesh.

“Duke blerë vepra origjinale të fëmijëve me nevoja ndryshe, hapet mundësia për shprehje të humanizmit”, porositi ai.

Auksion për aksion”, do të mbahet të mërkurën (30 shtator) në hotel-restorantin Ignatia – Gostivar, me fillim në ora 19:00. Gostivari Sot 

Continue Reading

Previous: Policia gjen 15 vjeçaren nga Gostivari e raportuar si e zhdukur
Next: Gjinekologia nga Gostivari Hatije Ismaili shpallet mjekja më e mirë në Slloveni

Të ngjashme

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.