Audi devijon nga rruga, banori i Gosivarit me lëndime të rënda

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shtator, 2022 10:34

Dje (19-shtator) në ora 19:40 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Leunovë-Niqiforovë,
vetura e tip ,,Audi“ me targa të Gostivarit e drejtuar nga 33-vjeçari M.J. nga Vrapçishti i Gostivarit, ka
dalë nga rruga.

Nga aksidenti, lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri B.S. (34) nga Gostivari, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shtator, 2022 10:34