Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Të fundit
  • ASH mbajti tubim parazgjedhor në Forinë të Gostivarit

ASH mbajti tubim parazgjedhor në Forinë të Gostivarit

Bartësi i listës kandiduese për deputet në Njësinë e gjashtë zgjedhore Ziadin Sela mbrëmë vonë në kuadër të aktivitete parazgjedhore dhe së bashku me kandidatët për deputet nga koalicioni i Aleancës dhe Alternativës “Tani është koha” prezantoi një pjesë të programit për këto zgjedhje.

Sela, i cili është kryetari partisë Aleanca për Shqiptarët, duke sqaruar pjesë të programit zgjedhor në fillim të fjalimit të tij, u përqendrua në kufizimin e lojërave të fatit dhe tha se në njëqind ditët e para pas ardhjes në pushtet ata do të miratojnë ligj që kazino të ketë brenda hoteleve me pesë yje.

Lideri i Aleancës së Shqiptarëve e kritikoi veprimin politik të oponentëve dhe fushatën e tyre me të cilën kërkojnë votë prej shqiptarëve dhe me këtë rast bëri pyetje publike.

“Nuk mund t’i kuptojë, si mund tani të kërkojnë shqiptarë të jetë kryeministër? Në pushtet janë 18 vite dhe kanë marrë mbështetje dhe vota të shqiptarëve. Si nuk e kanë realizuar deri tani idenë dhe çfarë kërkojnë tani në të vërtetë”, tha Sela.

Duke kërkuar mbështetje në këto zgjedhje, Sela potencoi se shqiptarët duhet të votojnë për kandidatë shqiptarë, e jo t’i japin për lista që janë pjesë nga, siç tha, ndonjë marrëveshje koalicioni.

Në tubim fjalim mbajti edhe shefi i shtabit zgjedhor dhe sekretar i përgjithshëm i partisë Arben Taravari i cili shprehi optimizëm në fitore zgjedhore.

Nga foltorja u drejtuan edhe kandidatët për deputetë: Gazmend Abdia, Elhome Memedi, Asan Elezi dhe Halil Snopçe.

Continue Reading

Previous: BDI Gostivar tregon Unitet dhe Fuqi |VIDEO
Next: Demolohet një shtab zgjedhor në Debresh

Të ngjashme

berat-10-1170x658 Berat Ismaili rizgjidhet në krye të LFK në Gostivar

Berat Ismaili rizgjidhet në krye të LFK në Gostivar

Dogs Trust Worldwide London NGO Photographer 47 vjeçari nga Gostivari kafshohet nga qeni endacak

47 vjeçari nga Gostivari kafshohet nga qeni endacak

auto_rritet-numri-i-pacienteve-me-koronavirus-te-shtrire-ne-qkuk-nje-ne-gjendje-te-rende1607502125 Alarmi, virusi britanik me përhapje më të madhe në vend

Alarmi, virusi britanik me përhapje më të madhe në vend


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.