Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore, detajet

Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore, detajet

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme dhe Ministria e Arsimit arritën marrëveshje që matura shtetërore të ketë katër testime, 2 eksterne dhe 2 interne. Por kjo është vetëm njëra pjesë e marrëveshjes, pasi siç thotë i pari i Unionit, Blendi Hodai bisedimet ende po vazhdojnë dhe se kërkesë tjetër e tyre është që në provimet interne, nota mesatare të përllogaritet nga rezultati i katër viteve mësimore.

“Unioni i ka thënë qëndrimet e veta në kumtesën e mbrëmshme. Jemi të kënaqur me atë që edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mbështetur kompromisin. Presim bisedimet të vazhdojnë sonte, pas së cilës do të dihen të gjitha detajet”, theksoi Blendi Hodai – Kryetar i UNSHM-së.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme dhe Ministria e Arsimit arritën marrëveshje që matura shtetërore të ketë katër testime, 2 eksterne dhe 2 interne. Por kjo është vetëm njëra pjesë e marrëveshjes, pasi siç thotë i pari i Unionit, Blendi Hodai bisedimet ende po vazhdojnë dhe se kërkesë tjetër e tyre është që në provimet interne, nota mesatare të përllogaritet nga rezultati i katër viteve mësimore.

“Unioni i ka thënë qëndrimet e veta në kumtesën e mbrëmshme. Jemi të kënaqur me atë që edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mbështetur kompromisin. Presim bisedimet të vazhdojnë sonte, pas së cilës do të dihen të gjitha detajet”, theksoi Blendi Hodai – Kryetar i UNSHM-së.

 “Në ditët e ardhshme këshilli do të duhet të përgatisë propozim të ri të konceptit. Në takim u theksua se me këtë koncept të dhënies së provimit nuk dëmtohet cilësia e maturës, ruhet standardi dhe është në interes të të gjithë maturantëve”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga UNSHM kanë sqaruar se ky kompromis parashikon realizimin e dy provimeve eksterne dhe dy interne, që do të thotë se provimi i tretë ekstern do të transformohet në intern. Gjithashtu përfshin ndryshime në mënyrën e marrjes së pikëve për maturën shtetërore, kështu që provimet eksterne do të sjellin maksimumi 20 pikë (në vend të 30 – që aktualisht është), ndërsa provimet interne maksimumi 16 pikë (në vend të 6 pikëve aktuale) dhe detyra projektuese do të vazhdojë të sjellë maksimumi 4 pikë. Por nga ana tjetër për marrëveshjen e arritur mes Ministrisë së Arsimit dhe UNSHM-së nuk kanë mbetur të gjithë nxënësit të kënaqur, një gjë që është vërejtur nga reagimet e tyre nëpër rrjetet sociale.

Continue Reading

Previous: Shporta minimale ka arritur në 33.650 denarë
Next: Më shumë se 14 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia

Të ngjashme

moti Mot me temperatura mbi mesataren

Mot me temperatura mbi mesataren

auto_61613226030 Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

bunar-1-712x445-1 Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.