Arrestohet tre persona nga Gostivari

Dje në orën 11:30 dhe në 14:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat B.K. (47) nga Gostivari dhe H.I. (26). dhe O.R. (30) nga Çegrani i Gostivarit, të cilët paraprakishtë në rrugën “Koço Zozi” në Gostivar, pas një zënke verbale mes tyredhe më pas janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Sipas denoncimit personi B.K. gjatë konfrontimit kishte përdorë edhe një mjet të mprehtë dhe më pasë me një mjet metalik kishte dëmtuar edhe automjetin e dy personave nga Çegrani.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër personave të përfshirë do të përgaditen parashtresa adekuate. Gostivari Sot