Arrestohet për marihuanë një person nga Gradeci

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Qershor, 2023 10:45

Arrestohet për marihuanë një person nga Gradeci

Mbrëmë (22-qershor), rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin V.I. nga Gradeci i Gostivarit, pasi që gjatë kontrollit në një lokal dhe objekte ndihmëse në këtë fshat, të cilat i ka përdorur ai, të kryer me urdhër të gjykatës i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë një parashtrim përkatës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Qershor, 2023 10:45