Arrestohet banori i Tetovës pasi sulmoi fizikisht një person
Dje në mbrëmje (17-nëntor) rreth orës 19:40, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 47- vjeçarin D.J. nga Tetova, i cili dhjetë minuta më parë ishte denoncuar nga 61-vjeçari G.K. nga Tetova se në objektin hotelerik ku punonte G.K., e ka sulmuar fizikisht.
Gjatë arrestimit D.J. është sjellë në mënyrë agresive ndaj pjestarëve të policisë, pas së cilës është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.