Arrestohet banori i Gradecit pasi sulmoi gruan e tij

Sot rreth orës 09:15, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin R.A. nga
Gradeci i Gostivari, për arsye se rreth orës 08:30 në shtëpinë e tyre familjare i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 40-vjeçare. Në koordinim me Prokurorin Publik, i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor
Gostivar për të sqaruar dhe dokumentuar rastin. GS