Arrestohet banori i Çegranit, dyshohet për dy vjedhje të rënda!
Të hënën rreth orës 20:30, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPBTetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar kanë privuar 23-vjeçarin S.D. nga Çegrani i Gostivarit.
Personi dyshohet se gjatë këtij muaji ka kryer dy vjedhje të rënda, njëra në një objekt komercial në Gostivar dhe tjetra në spitalin e Gostivarit.
Banori i Çegranit është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të përballet me dosje përkatëse. Gostivari Sot