Arrestohet 46-vjeçarja nga Gostivari, dyshohet për vjedhje në një objekt tregtar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Maj, 2023 10:24

Ministria për punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 46-vjeçare nga Gostivari pasi e njëjta dyshohet se ka kryer vjedhje në një objekt tregtar.

“Me datë 22.05.2023 rreth orës 20:30 në rrugën “Hekurudha” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 46-vjeçaren S.Gj. nga Gostivari.

Ajo dyshohet se ka kryer vjedhje në një objekt tregtar në Gostivar. Gjërat e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit”, thuhet në raportin e MPB-së.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Maj, 2023 10:24