Arrestohet 24 vjeçari nga Gostivari. Aksidentoi njeri dhe dëmtoi automjete!

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 3 Dhjetor, 2021 12:58

Arrestohet 24 vjeçari nga Gostivari. Aksidentoi njeri dhe dëmtoi automjete!

Dje rreth orës 14:30, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar 24-vjeçarin A.K. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili pak më herët në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar me veturën “Volkswagen Golf 3” me targa të Gostivarit, ka aksidentuar dhe lënduar 49-vjeçarin L.H. nga
Gostivari dhe kishte dëmtuar edhe dy automjete të parkuara aty pranë.

Personi i denoncuar A.K. është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen e rastit, me ç’rast kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 3 Dhjetor, 2021 12:58