Arrestohen dy gostivaras, në veturë Policia u gjeti mariuhanë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2022 10:11

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar dje (26-shtator) në ora 20:55 në rrugën “JNA” në Gostivar, kanë privuar nga liria personat Q.A.(22) nga Padalishti i Gostivarit dhe S.F. (34) nga Turçani i madh i Gostivarit tek të cilët gjatë një kontrolli është gjetur mariuhanë.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresë përkatëse.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2022 10:11