Arrestim nën dyshimin për pedofili. Policia jep informacionin zyrtar!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Gusht, 2023 11:04

Arrestim nën dyshimin për pedofili. Policia jep informacionin zyrtar!

Para pak çastesh, përballë NP Komunalec në Gostivar u arrestua nëpunësi i higjienës në këtë ndërmarrje, për shkak të dyshimeve për përdhunim të një vajze të mitur. Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Gostivarit, njofton Flaka

Personi i arrestuar dyshohet se përdhunoi vajzën 14 vjeçare që ishin në raporte miqësie. Viktima e përdhunimit është vajza e motrës së bashkëshortes së autorit të dyshuar për pedofili.

“Sot (29-gusht) rreth orës 10:00 në rrugën “Svetozar Pepovski” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- DPB Gostivar kanë privuar nga liria 31-vjeçarin A.N. nga Gostivari, i cili dyshohet se më 26 qershor të këtij viti ka kryer mardhënje seksuale me një të mitur, përndryshe e afërme e gruas së tij”, njoftuan nga Policia.

Gostivarasi A.N. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Gusht, 2023 11:04