Argjentina kampione me 40 milionë euro në xhep

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Dhjetor, 2022 19:39

Argjentina kampione me 40 milionë euro në xhep

T&S

Argjentina u bë kampione e botës të dielën, pasi mposhti Francën në penallti.

Pos trofeut më të rëndësishëm të futbollit, Argjentina e Lionel Messit do t’i fitojë edhe 40 milionë euro. Një rritje prej katër milionë euro krahasuar me katër vjet më parë në Rusi.

Franca, e pozicionuar në vendin e dytë do të shpërblehet me 28 milionë euro, kurse vendi i vendi i tretë, Kroacia, 25 milionë euro.

Shpërblim do të marrin edhe shtetet tjera pjesëmarrëse në Katar. Vendi i katërt do të marrë 23 milionë euro, çerekfinalistët 15 milionë euro, pastaj pjesëmarrësit e 1/8 të finales me 11 milionë euro dhe në fazën e grupeve 7 milionë euro.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Dhjetor, 2022 19:39

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...