Argjent Muça doktor i shkencave të mjekësisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Tetor, 2022 17:52

Argjent Muça doktor i shkencave të mjekësisë

Sot, në hapësirat e Fakultetit të mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili e Metodi”-Shkup, para komisionit në përbërje: prof. dr. Tatjana Milenkovic, prof. dr. Snezana Markovic-Temelkova, prof. dr. Slavica Subevska-Strateva, prof. Katerina Toshevska dhe prof. dr. Beti Zafirova, d-r. Argjent Muca nga Gostivari me sukses mbrojti temën e doktoraturës “NGAL, CystatinC dhe β2-Microglobulini si marker të mundshëm të hershëm për nefropatinë diabetike tek pacientët e diagnostikuar me diabet të tipit II” dhe fitoi titullin doktor i shkencave të mjekësisë.

Me këtë, Gostivari pasurohet edhe me një doktor të shkencave të mjekësisë, i cili me sukses punon si mjek në Klinikën Universitare të endokrinologjisë në Shkup dhe njëheri është i angazhuar si asistent në Fakultetin e mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili e Metodi” në Shkup.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Tetor, 2022 17:52