Arben Taravari edhe zyrtarisht kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2022 15:54

Arben Taravari edhe zyrtarisht kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Arben Taravari zgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët.Në fjalën e tij të parë si kryetar i ASH-së më legjitimitet të plotë, Taravari foli për sfidat të cilat e presin ASH-në dhe vizionin e tij për ndryshime në bllokun politik shqiptar.

Ish kryetar i ASH-së the themeluesi i kësaj partie Ziadin Sela gjatë fjalimit tij në kongres tha se Aleanca nuk është dhe nuk do të jetë pronë personale e askujt përveç se e shqiptarëve.

“Partitë politike s`mund të jenë pronë e një individi, andaj sot jam këtu me krenarinë më të madhe, për t`iu thënë që unë i qëndrova fjalës siç iu kam qëndruar edhe shumë fjalëve tjera deri më tani. ASH asnjëherë nuk ka qenë e Ziadin Selës dhe nuk do të jetë e askujt tjetër përveç se e shqiptarëve. Dhe do kultivoj nevojën që kanë shqiptarët”, tha ZIadin Sela. Ish kryetar i ASH.

Taravari në krye të partisë vjen pas Ziadin Selës i cili u tërhoq si pasojë e rezultatit të dobët zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe zgjedhjet për këshill komunal të Tetovës në gusht të këtij viti.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2022 15:54