Arben Ramadani emërohet drejtor i Kadastrës në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Dhjetor, 2023 09:46

Arben Ramadani emërohet drejtor i Kadastrës në Gostivar

Nga dita e sotme Kadastra e Gostivarit do të drejtohet nga Arben Ramadani. Pesë vitet e fundit ky institucion është udhëhequr nga Xhemil Ejupi.

Informacionin e ka bërë të ditur vetë Ejupi, ku nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar dorëzimin e pozicionit drejtor te Ramadani.

“Të dashur shok dhe miq, dua të ju informoj qe sot me datë 01.12.2023 mbaron mandati im 5 vjeçar si udhëheqes i Kadastrës së Gostivarit. Falenderoj të gjithë të punsuarit e këtij institucioni me të cilët kaluam shumë sfida edhe çaste të mrekullueshme. Uroj drejtorin e ri Arben Ramadanin dhe i deshiroj shumë suksese në rrugetimin e tij. Me shumë respekt Xhemil Ejupi”, shkruan Ejupi.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Dhjetor, 2023 09:46