Anti Ismaili, për katër vite shapllet  katër herë Kampion Bote

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2022 11:42

<strong>Anti Ismaili</strong>, për katër vite shapllet  katër herë Kampion Bote

T&S

Viti 2022 pa dyshim që ishte vit shumë i sukseshëm për Andi Ismailin. Gjatë muajt shtator Andi u shpall fitues në Kampionatin Evropian të baletit modern që u mbajt në Shkup, dhe ku morën pjesë 2000 valltarë nga 22 vende nga Unioni Evropian. Pa kaluar katër muaj, fitoi edhe dy çmime të jashtëzakonshme në Slloveni ku u shpallët kampion botëror, kategoria Jazz dhe njëkohësisht edhe kampion bote në vallëzimin modern.

Karriera e Andit është e ndritshme. Balerini nga Gostivari, fitoi titullin kampion i botës në balet modern në vallëzim solo, për juniorë, në Kampionatin Botëror për vallëzim modern bashkëkohor që u mbajt në Varshavë të Polonisë. Po ashtu, fitoi edhe medalja e dytë e artë në këtë garë botërore, pas vendit të parë që e fitoi edhe në vitin 2019.

Edhe pse i ri në moshë, Andi numëron vende të shumta të rrëmbyera jo vetëm në gara në nivel nacional por edhe atë ndërkombëtar. Në intervistën për rrjetin më të madh të mediave online në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Flaka Media Group, Andi tregon dëshirën e madhe që edhe në të ardhmen të vazhdojë të merret me vallëzimin modern.

Andi Ismaili është 14-vjeçar dhe me balet merret që nga mosha nëntë vjeçare. Ai i ndjekë mësimet në shkollën fillore “Goce Delçev” në Gostivar. Karriera e tij ka filluar furishëm në garat ndërkombëtare. Brenda pesë viteve karrierë në artin e baletit, Ismaili ka arritur të fitoj dy herë vendin e parë në Kampionatin Botëror dhe së fundi edhe titullin e Kampionatit Europian.

Andi ushtron në stilet e baletit kontemporan modern dhe xhaz. Për herë të parë Ismaili mori pjesë në garat e botërorit në vitin 2018 në Ossa të Polonisë dhe u rendit i pesti në kategorinë children.

Intervistoi: Driton ZENKU

Driton Zenku

FLAKA: Me sukseset e arritura në Slloveni gjatë muajt Dhjetor ku u shpallët kampion bote në dy kategori të ndryshme, karriera e juaj e ndritshme u begatua me katër çmime në nivel të botës. Andi tashmë është pronar i  katër titujve kampion botëror, pa e llogaritur titullin e Kampionatit Europian. Jeni i kënaqur nga këto rezultate, apo këto arritje janë vetëm fillimi i karrierës suaj?

ANDI ISMAILI: Pa dyshim se jam shumë i kënaqur nga këto arritje sepse rruga e këtij suksesi nuk ishte aspak e lehtë, gjthashtu mund edhe të themi se ky eshtë vetëm fillimi i karrierës sime shpresoj se edhe në të ardhmen do të kem rezultate të tilla.

FLAKA: Andi, na trego nga idea për tu bërë balerin dhe nga gjithë kjo dashuri për vallëzimin?

ANDI ISMAILI: Ideja ime për tu bërë balerin lindi duke i ndjekur rrjetet sociale, u inspirova nga balerina  Kaycee Rice, vajza e dajës tim shkonte në Studion I-Dance dhe bashkëshortja e dajes tim më mori edhe mua një ditë, pasi që treneret Vullneti dhe Sarita e vërejtën se unë kam talent për balet, nga ky moment filloi bashkëpunimi ynë.

Të gjithë e duan dhe e duartrokasin por përkrahje nuk ka!

FLAKA: Jeni duke zhvilluar një karrierë fantastike, por është e kuptueshme se ky aktivitet bart edhe kosto financiare, duke filluar nga koreografia, kostumi, regjistrimi në kampionate të ndryshme, përgatitjet, shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit. A keni përkrahje finaniciare nga institucionet?

ANDI ISMAILI: Sa u përket harxhimeve sidomos tash kur e gjithë  bota flet per krizën ekonomike me të vërtetë janë shumë të medhaja dhe kjo eshtë një sakrificë shumë e madhe për familjen time. Nga institucionet deri me tani nuk kemi pasur asnjë përkrahje, dhe unë si femijë nuk mund që t’i kuptoj. Të jesh kampion bote për 4-herë rradhazi dhe 1-herë kampion evropian dhe të mos të tregojnë gatishmëri për përkrahje. Thjesht për mua është e pakuptimt.

FLAKA: Përkrahja e prindërve është e rëndësishme për karrierën tuaj, por sigurisht keni edhe persona të tjerë që po të qëndrojnë afër dhe të përkrahin në arritjen e sukseseve të njëpasnjëshme. Kush e zbuloi talentin tuaj dhe kush po të asiston që të shndërrohesh në yll të vallzimit?

ANDI ISMAILI: Talenti imë u zbulua nga bashkëshortja e dajes tim, për përkrahjen time  familja gjithmonë më ka mbështetur dhe po sakrifikon çdo gjë që unë të arrijë sukses. Jam shumë mirënjohës për përkushtimin që tregojnë ndaj meje.

FLAKA: Jeni anëtar i studios së vallëzimit “I Dance” nga Gostivari. Na trego se si pritesh nga anëtarët e tjerë të studios kur kthehesh nga kampionate të ndryshme dhe ku fiton çmime të para. I gëzohen suksesit tuaj?

ANDI ISMAILI: Studio e valllëzimit I-Dance për mua nuk është vetëm një studio, por e ndjej si shtëpinë time, sa herë që kthehem nga garat e sidomos këto me karakter ndërkombëtar shoqet dhe shokët çdo herë më mirëpresin me surpriza, sa herë që unë garoj jashtë shtetit këto grumbullohen në studio dhe me ndjekin online, janë të pazëvedësueshëm.

FLAKA: Gjatë vitit 2022 u përzgjodhët imazhi dallues i Industrisë së Mishit “Karnem”. Keni oferta nga kompani të tjera për prezantime nga ana e juaj? 

ANDI ISMAILI: Nga Industria e mishit Karnem pata një ofertë shumë të mirë, përpos që u zgjodha imazh i firmës Karnem, më sponsorizuan rrugën dhe qëndrimin tim në Podcetrtek të  Sllovenisë. Kjo është për tu përshëndetur. Më premtuan se edhe në të ardhmen do të më  perkrahin. Një falenderim i veçant për kompaninë.

Andi: Mësimi për mua është prioritet!

FLAKA: Do të flasim për shkollimin. Andi i sukseshëm në Balet, por sa i sukseshëm është Andi edhe në bankat shkollore?

ANDI ISMAILI: Mësimi për mua është primare, fillimisht bëj detyrat, mësoj çfarë duhet dhe pastaj merrem me vallëzim. Por, shpesh herë ndodh që kur më vjen inspirimi për të ushtruar i lejë të gjitha dhe ushtroj vallëzim.

FLAKA: Në familjen tënde ka një muzicient. Babai i juaj merret me muzikë. Mos është fajtor babi juaj që ju të futeni në botën e artit përmes baletit?   

ANDI ISMAILI: Po është e vërtetë se në familjen time kemi nje muzicient, babai imë është jurist dhe si hobi e ka muzikën. Po mund të themi së është fajtor që unë të futem në botën e artit.

FLAKA: Jeni 14 vjeç e sukseset i keni të mëdha. Me balet filluat të merreni që nga mosha nëntë vjeçare. Jeni vetëm pesë vite në skenat e baletit kurse arritjet i keni të jashtëzakonshme. A janë sukseset që keni arritur motiv më tepër për ju që të vazhdoni të luftoni edhe për çmime të tjera në të ardhmen?

ANDI ISMAILI: Sukseset me japin një vullnet edhe më të madh që të vazhdoj me vallëzim, kur nuk i dihet ndoshta edhe në të ardhmen mund të jetë edhe profesion i imi primar.

FLAKA: Kur jemi te e ardhmja. Keni plane për vitin 2023 se ku dëshiron që të arrish në vitin që vjen?

ANDI ISMAILI: Për vitin 2023 kemi shumë plane por mbi të gjitha shëndetin të kemi. Me mësimet në shkollë të jem i shkëlqyer. Ëndrra ime e rradhës është të kthehem përsëri nga garat evropiane dhe botërore me medalje të arta.

FLAKA: Pyetja e fundit. Andi është një djalish tepër i sukseshëm. Një apel për moshtatarët e tu. Si të arrijnë deri te suksesi dhe çka u sugjëroni? Dhe para se të përgjigjesh, prano mirënjohje dhe respekt nga redaksia jonë që pranuat të jeni pjesë e intervistave të fundvitit në rrjetin e mediave online Flaka Media Group.

ANDI ISMAILI: Aapeli im për moshaterët e mi është që të ndjekin ëndrrat e tyre, suksesi nuk do të mungon.

FLAKA: Faleminderit Andi!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2022 11:42

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...