Angli, zhduken pesë minorenë shqiptarë dhe vajza 18-vjeçare

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 15:47

Angli, zhduken pesë minorenë shqiptarë dhe vajza 18-vjeçare

Policia angleze të cilës i referohet Top Channel, ka publikuar foton dhe të dhënat e një 18-vjeçareje shqiptare, e cila konsiderohet e zhdukur.

Ajo është Florjana Capani e zhdukur prej datës 5 Nëntor 2021.

Për herë të fundit ajo është parë në zonën e Redhill, Surrey. Nuk jepen të dhëna nëse Florjana jetonte vetëm në Angli apo me familjen.

Ditët e fundit raporton Top Channel, po ashtu policia angleze ka shpallur si të zhdukur edhe Arselon Shahun 17 vjeç.

Policia angleze thotë së Shahu është parë për herë të fundit në muajin Nëntor në Gloucester, Gloucestershire.

Korab Zunallari 17 vjeç, është një tjetër i ri shqiptar i konsideruar si i zhdukur prej Tetorit nga Luton, Bedfordshire.

Po në muajin Tetor 2021 edhe Agim Duraku 17-vjeç, u shpall i humbur prej policisë në zonën e West Drayton, Londër.

Ndërsa në Shtator 2021 u shpall i zhdukur 16-vjeçari Andi Aliaj banues në Middlesbrough, North Yorkshire.

Të dhënat e gjetura nga Top Channel tregojnë se nga Enfield në Veri të Londrës është zhdukur pa asnjë gjurmë 17 vjeçari Sufjan Kastrati.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 15:47