Analisti Agim Jonuzi: Maqedonasit vitin 2001 do ta kujtojnë derisa të ekziston bota | VIDEO

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2022 20:56 Updated

Në emisionin “Në qendër” [Во Центар] të gazetarit Vasko Eftov i pranishëm ishte analisti politik, Agim Jonuzi. E pjesa më e madhe e emisionit iu dedikua BDI, Ali Ahmetit dhe UÇK-së. Debati i ashpër mes Jonuzit dhe Eftovit u zhvillua mbi luftën e vitit 2001 në RMV, përcjell Agjencia e lajmeve Flaka

Gjatë intervistës, analisti Jonuzu tha që maqedonasit vitin 2001 do ta kujtojnë derisa të ekziston bota, sepse, ndjenja e humbjes është pikërisht lufta e vitit 2001.

“Nuk ka zgjedhje, apo përmbyllje të fushatës zgjedhore që Ali Ahmeti nuk na kujton vitit 2001, ku nuk na dërgon porosi se ka qenë komandant i UÇK-së”, ishte hipoteza që ngriti drejtuesi i emisionit, Vasko Eftov.

“Shiko, maqedonasit vitin 2001 do ta kujtojnë derisa të ekziston bota, sepse, ndjenja e humbjes është pikërisht 2001”, mori përgjigje nga mysafiri në studio, Agim Jonuzi. Flaka  

Analisti Agim Jonuzi: Maqedonasve u mungon një Ali Ahmeti

Në emisionin politik “Në qendër” [Во Центар] të gazetarit Vasko Eftov, analisti politik, Agim Jonuzi ka komenuar zhvillimet në BDI dhe në përgjithësi veprimin politik të liderit të BDI, Ali Ahmeti, njofton Agjencia e lajmeve Flaka.

“E dini ju që maqedonasve u mungon një Ali Ahmeti?, ishte pyetja që bëri analisti Jonuzi e që ngacmoi drejtuesin e emisionit, Eftov.

Së pari, dëshiron dikush ta pranon apo jo, Ali Ahmeti është politikani i vetëm i gjallë në Maqedoninë e Veriut që çdo gjë që ka premtuar ndaj opinionit, ndaj njerëzve, ndaj votuesve e ka realizuar.  Pra, nuk ka njeri të dytë, qoftë shqiptar, maqedonas, serb, turk, pa dallim, i cili krejt çka ka thënë e ka realizuar. I vetëm është Ali Ahmeti. Është mendimi im, e dini ju që maqedonasve u mungon një Ali Ahmeti?

Në pjesë të konsiderueshme të emisionit i cili zgjat mbi gati 70 minta, temë debati mes mysafirit dhe drejtuesit të emisionit ka qenë BDI, Ali Ahmeti dhe lufta e vitit 2001. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2022 20:56 Updated