Ambasadorja e Malit të Zi qëndroi për vizitë në Gostivar

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 29 Shtator, 2020 17:52
Ambasadorja e Malit të Zi, znj. Maria Petroviç, vizitoi Gostivarin dhe realizoi takim me kreun e komunës, Arben Taravari, njofton Gostivari Sot
“Biseduam për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen dhe kultivim të miqësisë. Temë bisede ishte edhe lidhja e miqësisë mes Komunës së Gostivarit me ndonjë nga komunat e Malit të Zi dhe pandemia nga Covid 19. Në takim, theksuam se në të ardhmen duhet të vazhdojmë me mbajtjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe me këtë të përforcojmë edhe bashkëpunimin ekonomik, me çka përfitues dalin qytetarët e komunës sonë dhe ata të Malit të Zi”, u shpreh Taravari pas takimit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 29 Shtator, 2020 17:52