Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Ambasadori i Turqisë për vizitë në Muftininë e Gostivarit

Ambasadori i Turqisë për vizitë në Muftininë e Gostivarit

Sot në vizitë zyrtare për urim në Muftininë e BFI – Gostivar, qëndroi Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Hasan Mehmet Sekizkök (Mehmet Hasan Sekizkok), i shoqëruar nga Atasheu për Çështje Fetare z. Tarik Koca (Tarik Koxha) dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë. Ai vëllezërisht si mik i madh i Gostivarit, u mirëprit nga Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli së bashku me stafin e tij.

Të dyja palët bashkëbiseduan për zhvillimet e reja brenda institucionit fetar në vend, me theks të veçantë për ruajtjen dhe kultuvimin e traditës fetaro-kombëtare të Gostivarit me rrethinë, duke potencuar se kombi turk në Gostivar, i gëzon të gjitha të drejtat e fituara me ligj në këtë qytet, duke e përfshirë edhe Komunën e Vrapçishtit dhe atë të Mavrovë-Rostushë.

U shkëmbyen shumë fjalë miradije dhe u dha porosi për jetësimin e idealeve të shenjta islame: ruajtjen e vlerave morale dhe kombëtare, institucionale si dhe veprimi maksimal për ngritjen e dinjitetit të besimtarëve islam të këtij nënqielli, pa dallim race, gjinie, kombi e gjuhe. Së bashku, ata vizituan edhe Institutin e Hifzit dhe Bukurleximit të Kuranit Famëlartë “Hfz. Hasan ef. Zendeli”, Sahat Kullën dhe Xhaminë e Sahatit. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen dhurata mes veti, për t’u falënderuar për bashkëpunimin korrekt institucional.

Continue Reading

Previous: Gostivar, ka humbur një 39-vjeçar
Next: Taravari priti në takim ambasadorin turk

Të ngjashme

Komision_kuvendor Ligjet nga pakoja e pestë, deri nesër në Komisionin për Financim dhe Buxhet

Ligjet nga pakoja e pestë, deri nesër në Komisionin për Financim dhe Buxhet

f-1 Luftimi i trafikantëve të drogës me ndihmën e DEA-s

Luftimi i trafikantëve të drogës me ndihmën e DEA-s

171686706_2519878954987786_5776000640442314668_n 1.129 raste të reja, në Gostivar 33

1.129 raste të reja, në Gostivar 33


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.