Alternativa: Qeveria s’ka nevojë për Aleancën për Shqiptarët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Tetor, 2022 15:06

Alternativa: Qeveria s’ka nevojë për Aleancën për Shqiptarët

Ndaj deklaratës së Taravarit kanë reaguar nga partia Alternativa e Afrim Gashit. Nga kjo parti thonë se qeveria është stabile dhe nuk ka nevoj për ASH-në. Sipas kësaj partie z. Arben Taravari përpiqet që përmes një serie të paraqitjeve ta arsyetojë gatishmërinë e tij për ta shpëtuar “zjarrin” e BDI-së, në reagim thuhet se po ky politikan jo më larg se para 10 muajve e akuzonte për tradhti Alternativën kur hyri në qeveri.

“Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt Qeverisë”.

Ndryshe Ushtruesi i Detyrës Kryetar I ASH –së Arben Taravari ka hedhur posht infomatat se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për të negociuar rreth hyrjes së Ash-së në Qeveri. Sipas tij këto janë insistime të BDI-së. Ndërkaq, sa i takon zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Taravari ngelët në qëndrimin se vendit i duhen zgjedhje në Mars apo në Prill të vitit të ardhshëm.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Tetor, 2022 15:06

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...