Aliti: Numri më i madh i të punësuarve në sektorin publik janë kryesisht nëpër komuna

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2022 10:58

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  hoqi dorë nga plani për transferimin e të punësuarve nga sektori publik në atë privat si masë për të ulur numrin e të punësuarve në administratë.

Por numri i madh i të punësuarve në administratën publike, bie ndesh me reformat e paralajmëruara.

Në intervistën e fundvitit për Flaka Media Group, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, flet për zgjidhjen e këtij ngërçi në sektorin publik.

Aliti shprehet që numri me i madh i te punesuarve ne sektorin publik jane kryesisht neper komuna dhe institucione/kompani qe menaxhohen nga komunat, arsim dhe shendetesi.

“Per tu optimizuar numri i punetoreve ne keto sektore duhet nje qasje me gjitheperfshirese. Ne tentojme me ligjet tona qe te japim zgjidhje sistemore, por duhet edhe vullnet politik qe mos te behen punesime per interesa partiake. Sa i perket te punesuarve ne organet qendrore, qe jane ministrite dhe institucionet qe jane nen qeverine, analiza jone tregon se aty numri nuk eshte i madh, pervecse edhe aty eshte e nevojshme te behet optimizim. Per momentin nuk ka nje plan per transferim te punetoreve nga sektori publik ne sektorin privat”, thotë ministri Aliti.

Në intervistën ekskluzive për Flaka Media Group, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti flet për procesin e reformave dhe unifikimi i ligjeve me ata të BE-së. “Momentalisht jemi në fazën e screeningut  dhe fakti që si Ministri e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kemi në kompetencë tri politika tejet të rëndësishme të cilat janë: digjitalizimi, administrata publike dhe mediumet, e bëjnë këtë dikaster një prej dikastereve të themi më vendimtare në këtë fazë”, thotë ministri Aliti.

Sipas tij, është krijuar  Strategjinë e Re për Reforma në Administratë Publike (2023-2030) kshtu që beson që deri në vitin 2030, por edhe më herët ndoshta, do të realizojmë gjitha këto reforma , vit i cili koerespondon me objektivin për të qenë anëtarë të Bashkimin Europian.

Lexo intervistën e plotë:

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2022 10:58