Alban Hyseni i Vetëvendosjes sfidon Albin Kurtin, vë Ali Ahmetin në qendër të vëmendjes në Gjilan!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Janar, 2024 11:06 Updated

Alban Hyseni i Vetëvendosjes sfidon Albin Kurtin, vë Ali Ahmetin në qendër të vëmendjes në Gjilan!

Inaugurimi i shtatores së Kadri Zekës në qytetin e Gjilanit, kaloi nën hijen e respektit dhe nderimit që kryetar i komunës, Alban Hyseni që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, i bëri liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Duke që “lufta” që i ka shpallur Albin Kurti Ali Ahmetit nuk ka gjetur përkrahjen e të gjithëve në Vetëvendosje, nga fakti që figura eminente të këtij subjekti kanë miqësi të vjetër me Ali Ahmetin.

Ishte kryetari i Gjilanit, Alban Hyseini që në manifestimin për inaugurimin e shtatores së Kadri Zekës, në 42 vjetorin e rënies së tij heroike bashkë me vëllezërit Gërvalla, vuri në qendër të vëmendjen liderin e BDI-së, Ali Ahmeti të cilin e priti në zyrë dhe i dha fjalimin në ceremoninë e inaigurimit të shtatores.

Në ceremoni ku të pranishëm ishin edhe Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë dhe Shemsi Syla, zëvendës ministri i Mbrojtjes, po ashtu zyrtarë të Vetëvendosjes Ahmeti pati rastin të merr fjalë dhe tu drejtohet të pranishmëve.

“Përgëzova kreun e komunës dhe qytetarët e Gjilanit për këtë akt fisnik të nderimit të një prej figurave më markante të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës dhe ju urova punë të mbarë në jetësimin e programit të tyre për jetë më cilësore. Lavdi e përjetshme Kadri Zekës dhe të gjithë veprimtarëve të kombit që dhanë jetën në shërbim të përjetësisë së idealeve kombëtare”, tha Ahmeti për vizitën në Gjilan.

Hyseini edhe nga postimet në rrjetet sociale, duket që ka lartësuar figurën e Ahmetit, duke postuar edhe fotografi nga pranimi që i bëri në mjediset e komunës së Gjilanit.

”Mes shumë të tjerëve me prezencë na nderuan edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së veriut Talat Xhaferi, kryetari i BDI Ali Ahmeti, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, zëvendës ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputeti shqiptar nga Lugina Shaip Kamberi si dhe shumë përfaqësues të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare. Të bashkuar, ashtu si dikur Kadriu me shokët e tij, kishin bashkuar shqiptarët në një përpjekje të përbashkët. Lavdi heroit Kadri Zeka”, shprehet Hyseni në postimin e tij të shoqëruar me fotografi të evenimentit, ku Ali Ahmeti merr vëmendje. Flaka Media

Lexo edhe: Ahmeti në Gjilan në inaugurimin e shtatores së Kadri Zekës

Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së heroit të kombit Kadri Zeka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Janar, 2024 11:06 Updated