Alarme për bomba edhe në “Aleksandar Palace”, FFM dhe në sallën Boris Trajkovski
Mëngjesin e sotëm ka pasur alarme të reja për bomba në Shkup. Denoncime për mjet shpërthyes të vendosur ka në FFM, Sallën e Sporteve “Boris Trajkovski”, Hotelin “Aleksandar Palace” dhe në Aeroportin Aeroporti e Shkupit. Ndryshe, në hotelin “Aleksandar Palace” sot duhej të mbante konferencë për shtyp edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Po ashtu, të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të raportimit për një mjet shpërthyes të vendosur në aeroportin e Shkupit.
Për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. Këto ditë, kërcënimet me bomba synojnë institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar.