Akuzat për Llaskarcën, Xhaferi i përgjigjet ASH-së

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2022 13:23

Kur e kam thënë se sa e neveritshme është për neve sot të merremi me politikë si gjeneratë e re kur ballafaqohemi me oponentë të frustruar në letargji, ndoshta është kuptuar si tendencioze, por ama për çdo ditë po e vërteton vetë kryetari i komunës së Gostivarit se sa i paskrupullt është kur nuk kursen një tragjedi shumë e dhimbëshme për qytetin tonë siç është tragjedia që ndodhi në Laskarcë, që ta keqpërdorë për goditje të ulta ndaj nesh, me akuza, me plotë të pavërteta e me shpifje që nuk përkojnë as me xheloziinë e një adoleshenti. U.d. kryetar i Aleancës , për inate personale dhe përfitime politike, akuzon për diçka që nuk varet nga ne, nga unë dhe për më keq, e ndërton goditje- akuzën pa fshehur helmin, thuajse jemi shkaktari i vet tragjedisë së dhimbshme në Laskarcë.

Taravari duhet ta dijë se kjo nuk i bënë nder askujt, më së paku atij si u.d. kryetar i një subjekti politik dhe drejtues i një institucioni. Ai, konform kësaj, logjika e thotë se duhet të ketë njohuri elementare për procedurat, afatet dhe normat në fuqi për ta kuptuar sa duhet kur dhe si mund të ndikohet apo pse ndikohet në procese të ndryshme, qofshin ato edhe gjyqësore.

Super ekspertiza për të cilën u.d. kryetar i Aleancës dhe drejtues i një insitucioni, mundohet të hedh pluhur, rrjedhimisht për lëndën për të cilën flet ka të angazhuar shtatë ekspertë të cilët po punojnë në bazë të dëshmive, me profesionalizëm dhe paanshmëri.

U.d. kryetar i Aleancës vendoset në rolin e hetuesit, ekspertit, prokurorit dhe gjyqtarit dhe flet për fakte imagjinare që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Ai dhe partia e tij nuk po e bëjnë këtë se janë të shqetësuar për tragjendinë sa për pikë politike.
Prandaj, në emër të dhimbjes së përjetshme, të plagëve të pashërueshme, ju lutemi mos luani më me ndjenjat dhe dhimbjen e familjarëve! Mundohuni që garën në këtë terrenin politik që duhet ta ndajmë, ta zhvillojmë pa shpifje e goditje që nuk ju bëjnë nder as Juve!

U.d. kryetarit dhe kryetarit të komunës së Gostivarit, po i them se e ka dallash dhe nëse vazhdon atëherë do duhet që shpifjet t’i provojë edhe para drejtësisë!

Valdet Xhaferi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2022 13:23