Aktori Sopi, intervistë eksklizive për Flaka. Bëhuni gati për të qeshur!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Dhjetor, 2022 12:20

Intervista të shumta me personalitete nga fusha të ndryshme shoqërore do të jenë pjesë e publikimeve të shumta nga Flaka Media Group me rastin e festave të fundvitit.

Nga redaksia, publike është bërë paralajmërmi për intervistën ekskluzive me aktorin e njohur shqiptar, Hasim Memishi – Sopi.

Janë 16 pyetje që aktori dhe aktivisti i njohur tetovar u jep përgjigje.

Përse Sopi nuk krijon profil në Tiktok. A ka politikan shqiptar që Sopi do të ndjeheshe i përfaqësuar, është pyetja tjetër që aktori na lë pa koment.

Më para Maqedonia e Veriut në Europë ose Teatri i Tetovës në funksion, e pyetëm aktorin Hasim Memishi i cili si zakonisht ka përgjigje për të gjitha çështjet.

Zgjidh mbiemrin e një politikano shqipar që të pëlqen më shumë, pyetja tjetër për Sopin. Përgjigja është epike për atë por e habishme do të jetë për opinionin publik.

Cili nga politikanët maqedonas ka sens për aktrim, sipas Sopit. Përgjitha vërtetë është e çuditshme.

Për më tepër nga intervista ekskluzive e aktorit tetovar, Hasim Memishi – Sopi, do të kuptini në publikimin e plotë të intervistës me 31 dhjetor në portalet e rrjetit mediatik Flaka Media Gropu: Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri, Kronika, Korrektori dhe portali më i ri që do të lançohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Emri i portalit, përmbatja dhe detalet e tjera mbeten sekrete deri në publikim.

Redaksia Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Dhjetor, 2022 12:20